Dëgjo versionin audio të këtij artikulli. (I gjeneruar nga AI).
Në vitin 1998, me rastin e nominimit të Ukshin Hotit për çmimin “Saharov”, Adem Demaçi fitues i Çmimit Saharov për vitin 1991, i shkruan këtë letër deputetëve të parlamentit evropian:
“Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian, të dashura zonja dhe zotërinj, Me rastin e nominimit të Mr. Ukshin Hotit për çmimin Saharov, jam i lirë t’ju drejtohem me mbështetjen time për nominimin e tij. Unë jam i bindur se jo vetëm që çmimi do të shkojë në duart e duhura, por duke i dhënë çmimin Saharov një të burgosuri politik që vazhdon të vuajë dënimin e tij, ju do të lartësoni kuptimin e vetë çmimit nga pozita e mirënjohjes së thjeshtë në angazhimin politik.
Një angazhim i tillë sot është më se i nevojshëm për ndërtimin e një tablloje të plotë për Evropën, për theksimin e kontrasteve të mëdha ekzistuese, për shpjegimin e tyre dhe për dhënien e një vizioni të qartë mbi atë se çfarë do të duhej të ishte Evropa.
Në anën tjetër, z. Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i paqes. Ai shfrytëzon arsyen dhe njohjen e tij brilante për të shpjeguar kuptimin e vërtetë të paqes dhe zbulimin e rrënjëve të saj në drejtësi.
Gjithë jetën e tij ai e ka vënë në shërbim të luftës për paqen për të cilën Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë.
Çmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atë.
Me konsideratat e mia më të thella.“
Lëje përshtypjen tuaj për Ukshin Hotit