Kuvendi i Kosovës seancën e sotme (16 Maj 2024), e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Ukshin Hotit.
“Përgjegjëse pa dyshim është Serbia me mekanizmat e saj. I bëjmë thirrje drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore të merren me rastin e Ukshin Hotit”– deklaroi Kyretari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.
Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor 1943, në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
Lëje përshtypjen tuaj për Ukshin Hotit