Dëgjo versionin audio të këtij artikulli. (I gjeneruar nga AI).

Akademik Esat Stavileci, në qershor të vitit 1998 në një dokumentar televizivë kushtuar Ukshin Hotit, deklaron:

Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.

Me këtë rast do të theksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t’i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë.

Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.“


0 përshtypje te “Ukshin Hoti – intelektual që sugjeron guximin politik”

Lëje përshtypjen tuaj për Ukshin Hotit

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme.